Kazakistani sfidon Danimarkën

Futboll

Kazakistani sfidon Danimarkën

Më: 26 mars 2023 Në ora: 14:53
Logo e Kazakistanit dhe Danimarkës

Në “Astana Arena” të Kazakistani vendastit do të presin “nordikët” e Danimarkës në ndeshjen e dytë të fazës kualifikuese të Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024, i cili do të zhvillohet në Gjermani verën e ardhshme.

Për t’i bërë ballë sulmeve të danezëve tekniku rus i kazakëve Magomed Adies ka përzgjedhur formacionin 5-4-1, ku në portë si zakonisht është vendosur Shatskit. Mbrojtja me pesë plotësohet nga Gabyshev, Maliy, Marochkin,

Alip dhe Vorogovsklu, ndërsa mesfusha i është besuar katërshes Orazov, Tagybergen, Beysebekov, Zaynutdinov dhe në majën e sulmit është pozicionuar Maksim Samorodov.

Në krahun tjetër tekniku Kasper Hjulmand ka vendosur t’i kundërpërgjigjet kazakëve me formacionin 4-3-3, ku në portë si zakonisht është pozicionuar Kasper Schmeichel e para tij në mbrojtje Maehle, Nelsson, Kjaer dhe Bah.

“Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Jensen, Norgaard e Hojbjerg, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Wind, Hojlund e Damsgaard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat