Van Nistelrooy rrëfen pengun e karrierës

Futboll

Van Nistelrooy rrëfen pengun e karrierës

Më: 26 mars 2023 Në ora: 16:32
Van Nistelrooy

Van Nistelrooy rrëfen pengun e karrierës. Ish-sulmuesi holandez ka hapur një etapë të re në karrierë si trajner i PSV Eindhoven.

Ai është në sezonin e tij të parë dhe menjëherë ia ka dalë fitojë Superkupën, ndërsa në Eredivisie mban vendin e tretë.

Sidoqoftë, holandezi nuk mund ta harrojë lehtë karrierën e tij të madhe si futbollist, ku ka spikatur me performancat si lojtar i Man.United dhe Real Madrid, teksa në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur edhe për pengun e tij më të madh.

“Real Madrid drejtohej nga Manuel Pellegrini në atë kohë dhe në verën e 2009-ës u afruan Cristiano Ronaldo, Kaka e Karim Benzema, kështu që nuk kishte më vend për mua.

E kuptova fatin tim, rashë dakord me vendimin e klubit dhe u largova. Isha 33 vjeç, doja që të luaja edhe në Botërorin e 2010, kështu që vendosa të transferohem tek Hamburgu.

Ishte një vendim i nxituar.

Nëse do të kthehesha pas në kohë, nuk do të largohesha nga Madridi, ishte gabimi më i madh i karrierës. Gjithashtu nuk ishte dhe koha e duhur që familja ime të lëvizte”, përfundoi Van Nistelrooy.

Ish-sulmuesi holandez përjetoi dy periudha mjaft të suksesshme tek Manchester United dhe Real Madrid në fillimet e viteve 2000. Ai arriti të bëhej protagonist me shumë gola dhe të fitonte trofe të rëndësishëm.

Tanimë, holandezi po provon veten në botën e trajnimit, ku i ka bërë një start premtues periudhës së tij menaxheriale tek PSV Eindhoven.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat