Real Madridi interesohet për Reece James

Futboll

Real Madridi interesohet për Reece James

Më: 30 mars 2023 Në ora: 18:30
Reece James

Real Madridi është i fokusuar në mbylljen e sezonit fuqishëm, duke fituar një nga dy titujt ende për t’u rrëmbyer.

Copa del Rey dhe Champions League janë garat në të cilat “Los Blancos” janë ende në garë, duke përjashtuar La Ligan, pasi që Barcelona është 12 pikë përpara. 

Nuk flitet shumë për nënshkrimet, megjithëse sigurisht që po punojnë për to.

Jude Bellingham është prioriteti i madrilenëve. Mesfushori anglez është në fokusin e shumë skuadrave evropiane.

Përveç tij, Real Madridi synon edhe nënshkrimin e Reece James nga Chelsea.

Mbrojtësi i Chelseat, i cili është vetëm 23 vjeç, pëlqehet shumë te Valdebebas, por madrilenët e dinë se nënshkrimi i tij nga klubi i Premier League nuk do të jetë i lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat