Dortmundi rikuperon 6 lojtarë para derbit me Bayernin

Futboll

Dortmundi rikuperon 6 lojtarë para derbit me Bayernin

Më: 31 mars 2023 Në ora: 18:01
Edin Terziq

Borussia e Dortmundit do të jetë mysafire në “Allianz Arena” këtë të shtunë, ku do të kërkojë të shmangë një rezultat pozitiv për të ruajtur kryesimin në Bundesligë.

Një tjetër stimul për verdhezinjtë, është t’i prishin debutimin edhe ish-trajnerit, Thomas Tuchel, i cili do të ulet për herë të parë në stolin e Bayernit të Mynihut, pikërisht në orën 18:30 të të shtunës.

Trajneri i Dortmundit, Edin Terziq doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku njoftoi se do të rikthehen plot 6 futbollistë, të cilët munguan në ndeshjen e fundit ndaj Kolnit, por gjithashtu do të mungojnë dy të tjerë.

“Kemi rikuperuar lojtarë si Kobel, Emre Can, Ozcan, Brandt, Adeyemi e Moukoko, të cilët janë gati të luajnë qoftë edhe nga fillimi.

Ndërkohë nuk do të jenë në dispozicion Reyna e Meunier, ndërsa në dyshim është Schlotterbeck”, deklaroi Terziq.

Sfida mes Bayernit të Mynhut dhe Borussias së Dortmundit do të startojë të shtunën në orën 18:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat