Bayerni e shkatërron Dortmundin

Futboll

Bayerni e shkatërron Dortmundin

Nga: K.G. Më: 1 prill 2023 Në ora: 20:22
Coman duke shënuar gol

Bayerni i Munihut i rikthehet kreut të tabelës. 

Bavarezët shënuan fitore të thellë me rezultat 4:2 ndaj Dortmundit, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Allianz Arena”.

Vetëm në 45 minutat e parë u pa se fitorja do të mbetet në Munih. 

Për Bayernin shënuan Kobel (13' - autogol), Muller (18’ e 23'), Coman (51') dhe për Dortmundin realizuan Can (72' - penalltia) e Malen (90'').

Trajneri Thomas Tuchel debuton te Bayerni me fitore të thellë.

Bayerni kryeson me 55 pikë, ka dy më shumë se Dortmundi pas 26 jave në Bundesliga I.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat