Reali është i frikshëm

Futboll

Reali është i frikshëm

Më: 18 prill 2023 Në ora: 23:37
Rodrygo

Real Madrid ka siguruar edhe një herë një vend mes katër skuadrave më të mira në Ligën e Kampioneve.

Një arritje e shkëlqyer e skuadrës spanjolle, fituese në fuqi e turneut, e cila kërkon trofeun e 15 në historinë e saj.

Që nga momenti kur aktiviteti ndryshoi nga Kupa e Kampioneve në Liga e Kampioneve, në vitin 1995, Reali rezulton se ka arritur kualifikimin mes katër skuadrave për herë të 16.

Asnjë skuadër tjetër nuk i është afruar kësaj shifre.

Ekipet që i shkojnë më afër janë Bajern Mynih dhe Barcelona, me nga 12 pjesëmarrje secila, të dyja shumë larg madrilenëve të cilët nuk është rastësi që dominojnë edhe në numrin e trofeve të fituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat