Juventus është gati

Futboll

Juventus është gati

Më: 17 maj 2023 Në ora: 12:59
Allegri

Juventus ka kryer paraditen e sotme seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Sevilla, ku nesër do të luajë ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Europa League.

Ndeshja e parë luajtur në Torino u mbyll 1-1 dhe bardhezinjtë synojnë të rikthehen në finale edhe pse përballë ka një ekip që në këtë turne ndihet si në shtëpi.

Skuadra do të niset për në Sevilje me disa mungesa, 5 më saktësisht, të gjithë të dëmtuar apo të padisponueshëm. Ata janë Kaio Jorge, Leonardo Bonucci, Matteo De Sciglio, Paul Pogba e Soule.

Ky i fundit është i grumbulluar me kombëtaren U-20 të Argjentinës, ndërsa të tjerët janë të dëmtuar.

Një mision i vështirë për bardhezinjtë, që do të luajnë në fushën e Sevillës, ndërkohë që trajneri Max Allegri synon të avancojë më tej. E gjithë pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicionin e tij për këtë sfidë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat