Kessie bën “valixhet gati”

Futboll

Kessie bën “valixhet gati”

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 19:03
Franck Kessie

Aventura e Franck Kessie te Barcelona ka zgjatur vetëm një sezon dhe pa shkëlqim.

Mesfushori ka pranuar më në fund që të largohet nga klubi blaugrana, pas një bisede kokë më kokë me teknikun Xavi Hernández, ku ky i fundit i ka shpjeguar pse klubi ka vendosur që ta largojë.

Kessie ka pranuar vendimin e klubit, ndonëse objektivi i tij ka qenë gjithmonë që të tregojë vlerat e tij në Barcelonë.

Tashmë Barcelona kërkon një blerës për mesfushorin dhe shpreson që të përfitojë të paktën 35 milionë euro nga shitja e lojtarit, që erdhi një vit më parë me parametër zero nga Milani.

Deri tani nuk ka ndonjë ofertë zyrtare, por duket e vështirë të largohet për një shifër të tillë pas një sezoni të dobët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat