Tirana e nis me fitore

Futboll

Tirana e nis me fitore

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 23:36
Tirana

Tirana Futsal fitoi në ndeshjen e parë të grupit H të UEFA Futsal Champions League.

Ne parkun olimpik bardheblutë mundën 7-2 Sparta Belfast nga golat e Kelmendit(2), Gashit, Tahirit, Mejzinit, Pishtanit dhe Jonuzit.

Ekipi i drejtuar nga Andrea Kola dominoi për gjatë gjithë ndeshjes, teksa skuadra nga Irlanda e Veriut e pati të vështirë për të rrezikuar portën e kryeqytetasve.

Të shtunën në orën 20:45, Tirana Futsal do të luajë sfidën e dytë ndaj boshnjakëve të Radnik Bijeljina.

Ekipi nga Bosnie Hercegovina është kundërshtari më i fortë i bardhebluve dhe do të jetë kjo përballja që do të përcaktojë dhe skuadrën që do të kalojë në raundin tjetër.

Të gjitha ndeshjet e grupit H të UEFA Futsal Champions League po luhen në Tiranë, ndërkohë që ekipi Cefn Druids nga Uellsi u tërhoq nga gara pa nisur aktivitetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat