Memelli: Luajmë për fitore ndaj Partizanit, të shfrytëzojmë pikat e forta

Futboll

Memelli: Luajmë për fitore ndaj Partizanit, të shfrytëzojmë pikat e forta

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 21:06
Memelli

Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Partizanin.

Tekniku kuqeblu, tha se skuadra e tij do të synojë marrjen e 3 pikëve.

“Kanë qenë ditë intensive, më përjashtim të këtyre të fundit, gjithçka është në rregull dhe skuadra është e plotë. Juriç dhe Krymi që kanë pasur probleme janë kthyer me skuadrën, lojtarët duhet të provojnë dhe të kenë minuta, do të shohim dhe në stërvitjen e sotme dhe vendosim për nesër.

Të gjithë jemi koshientë që është një test i rëndësishëm, që pranohen të gjitha rezultatet. Dëshira e futbollistëve nuk ka munguar, jemi me bindje që do të futemi në fushë për të fituar. Lojtarët janë të impenjuar dhe me ndihmën e tifozëve do të kemi një shtysë për të bërë mirë.

Ndeshja e nesërme është më e fortë dhe besoj që ndaj një kundërshtari të fortë, por do mundohemi dhe do të përpiqemi të futemi me një mentalitet për të fituar ndeshjen. Kur flasim për mbrojtjen në tërësi duhet të kemi parasysh një skuadër, Partizani ka bërë mirë në këtë drejtim si me Astanën dhe Laçin, por ka deficite në çdo skuadër dhe ne do të shfrytëzojmë pikat tona që kemi të forta.

Të gjithë lojtarët janë të rëndësishme, me Erzenin patëm dy mungesa të rëndësishme por i zëvendësuam mirë. Dhe kundërshtarin nuk e shohim tek mungesa, ne çdo gjë e nisim nga vetja, futbollistët janë në gjendje të mirë fizike”, deklaroi Memelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat