Publikohen formacionet e sfidës Teuta - Laçi

Futboll

Publikohen formacionet e sfidës Teuta - Laçi

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 16:42
Formacioini i Teutës

Pas përfundimit të sfidës, Kukësi-Dinamo City, pasditen e kësaj të diele do të zhvillohen edhe dy sfida të tjera, të vlefshme për javën e 12 të Kategorisë Superiore, ku njëra prej tyre është përballja, Teuta Laçi.

Durrsakët kanë pësuar 2 humbje radhazi dhe para kësaj sfide mbajnë vendin e fundit në renditjen  e Superiores. Ndërsa Laçi është vetëm 3 pikë larg tyre, pasi në 3 duelet e fundit, ekipi i drejtuar nga Mirel Josa ka regjistruar 2 humbje e një barazim.

Formacionet zyrtare:

TEUTA: Dema, Jazxhi, Qaqi, Kruja, Kotobelli, Beqja, Daja, Boçi, Karabeci, Gjinollari, Daci.

Trajner: Edi Martini

LAÇI: Dajsinani, Silva, Kurti, Dajko, Bibo, Manellari. Qato, Melo, Ujka, Barjamaj, Sobovale.

Trajner: Mirel Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat