Cardinale në Bahrein

Futboll

Cardinale në Bahrein

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 16:21
Cardinale

Është një moment shumë delikat për Milan-in në fushë, por që mund të ketë edhe pasoja nga jashtë.

Ndeshja e mbrëmjes së sotme kundër Frosinone-s është shumë delikat, sepse duhet një përgjigje në fushë pas humbjes së pësuar në Champions kundër Borussia Dortmund dhe të provojë të ruajë hapin me kryesuesit e kampionatit.

Por duket se ka edhe shumë lëvizje nga jashtë, me ndryshime që mund të shkojnë përtej stolit, me Pioli-n që rrezikon shkarkimin.

Gazetari italian Maurizio Pistoçhi ka bërë të ditur këto ditë se fondi PIF është i interesuar për Milan-in, duke e vlerësuar 1.4 miliardë euro dhe po përgatitet të bëjë një ofertë.

Zëra këto që duket se janë konfirmuar tani me detajet të tjera.

“Repubblica”, në fakt, ka shkruar për një udhëtim nga ana e Cardinales disa javë më parë në Bahrein. Bashkë me të ka qenë edhe drejtuesi Furlani.

Të dy duket se janë takuar me investitorë arabë për shitjen e klubit kuqezi.

Është akoma herët që të flitet për nisje negociatash për shitjën, por sigurisht është një hipotezë për të cilin Cardinale po mendon. Red Bird, para ofertës së duhur, mund edhe të vendosë të shesë në një të ardhme të afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat