Belotti transferohet te Fiorentina

Futboll

Belotti transferohet te Fiorentina

Më: 31 janar 2024 Në ora: 16:02
Belotti

Andrea Belotti do të jetë një lojtar i Fiorentinës deri më 30 qershor të vitit 2024.

Sipas mediave italiane, lojtari ka arritur një marrëveshje me skuadrën toskane, pasi marrëveshja mes dy klubeve ishte arritur dje dhe në orët në vijim ai do të jetë në Firence për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas për të nënshkruar kontratën me Fiorentinën dhe menjëherë do të vihet në dispozicion të trajnerit Vincenzo Italiano.

Sulmuesi do të transferohet nga Roma te Fiorentina, në formë huazimi deri më 30 qershor 2024, dhe më pas do të kthehet në kryeqytet dhe do të vlerësojë se çfarë do të bëjë sezonin e ardhshëm, me klubin toskan që paguan më pak se një milion për të pasur “gjelin” deri në fund të sezonit.

Mëngjesin e sotëm Borussia Dortmund tentoi të hynte në negociata, por pa sukses, duke qenë se Belotti kishte zgjedhur tashmë të shkonte në Firence, për të vazhduar aventurën e tij në Serie A dhe për të gjetur vazhdimësinë, si në paraqitje, ashtu edhe në gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat