Lushnja me 4 mungesa kërkon pikë ndaj Bylisit

Futboll

Lushnja me 4 mungesa kërkon pikë ndaj Bylisit

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Lushnja do të presë në shtëpi Bylisin kryesues për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Roza Haxhiu” do të startojë në orën 13:30.

Një ndeshje që ngjall jashtë mase shumë interes te tifozët lushnjarë, ku pritet të jenë rreth 3 mijë të pranishëm në shkallët e stadiumit në mbështetje të ekipit të tyre.

Por trajneri Gugash Magani duhet t’i bëjë llogaritë pa katër lojtarë të rëndësishëm.

Një një sfidë delikate si kjo me Bylisin, Lushnjës i mungojnë dy mesfushorët Tabaku dhe Andoni si edhe dy mbrojtësit Muça dhe Disha. Këto mungesa vijnë për shkaqe dëmtimesh dhe kartonësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat