Kapiteni i bardhebluve humbet derbin

Futboll

Kapiteni i bardhebluve humbet derbin

Më: 12 mars 2024 Në ora: 15:36
Tirana

Tirana u ndal në barazim 1-1 me Egnatian, takim i vlefshëm për javën e 27-të tëë Superiores.

Një barazim që i lë bardheblutë jashtë “Final – Four”, pasi tashmë në vendin e 4-të ndodhet Skënderbeu.

Gjtihsesi në kryeqytet nuk kanë kohë për të humbur dhe Erbin Fagu do të nisë menjëherë përgatitjet për sfidën e radhës në kampionat. Tirana do të luajë ndaj Dinamos, sfidë e vlefshme për javëne  28-të të kampionati, e cila është edhe sfida e para e fazës së 4-të.

Për këtë takim Fagu bëhet me “dhimbje koke” pasi do të vuajë mungesën e një prej titullarëve të skuadrës.

Erjon Hoxhallari humbet derbin për shkak kartonësh. Kapiteni u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Egnatias dhe në këtë mënyrë ka plotësuar numrin 4 të tyre, duke humbur mundësinë të japë kontributin e tyre ndaj dinamovitëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat