Barça vazhdon kërkimet, zbulohet 7 emrat në listën e katalanasve

Futboll

Barça vazhdon kërkimet, zbulohet 7 emrat në listën e katalanasve

Më: 4 prill 2024 Në ora: 15:51
Deco e Xavi

Barcelona vazhdon kërkimet në merkato për të gjetur një zëvendësues të denjë të Sergo Busquets, i cili i është bashkuar Lionel Messi-t tek Inter Miami.

Sipas Mundo Deportivo-s,  drejtori sportiv Deco ka si përparësi gjetjen e një numri 6 të nivelit të lartë këtë verë dhe ka filluar të kërkojë që tani.

Busuquets do të mbahet mend gjithmonë si një nga numrat gjashtë më të mirë të historisë. Në fakt, Barcelona nuk ka qenë e njëjta pa fituesin e Kupës së Botës në këtë sezon.

Mesfushori i Evertoni-t, Amadou Onana, duket se është objektivi kryesor për katalanasit për shkak të moshës së tij, aftësive teknike dhe fizikalitetit.

Ylli i Bayern Munich, Josha Kimmich dhe ai i Real Sociedad, Martin Zubimendi, janë gjithashtu pjesës e listës.

Ashtu siç është Khephren Thuram i Nice, djali i Lilian Thuram, dhe Aleix Garcia.

Mesfushori i Napoli-t, Stanislav Lobotka, gjithashtu konsiderohet një opsion. Emri i fundit në listën e Barcelona-s është mesfushori veteran i Arsenal-it, Jorginho, i cili ka qenë prej kohësh një objektiv i katalanasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat