Shkupi “ndez” motorët me Ernest Gjokën

Futboll

Shkupi “ndez” motorët me Ernest Gjokën

Nga: K.G. Më: 29 qershor 2024 Në ora: 22:19
Gjoka

Shkupi nga sot po përgatitet dhe me plane për sezonin e ri.

Sponsori i tyre, turku, Aydin Olgun, ka qenë në Shkup, duke bërë me dije se nuk do të heqë dorë nga klubi dhe se do të jetë në krye të skuadrës edhe në sezonin e ri.

Edhe pse ka paralajmëruar largimin trajneri Ernest Gjoka mbetet në pankinën e Shkupit. 

Nga ana tjetër janë larguar disa futbollistë, siç dihet Kristian Trapanovski shkoi në Dundee United si lojtar i lirë, Darko Ilieski në Eastiklog nga Taxhikistani, Toshevski në Brera, Vosha në Struga Trim Lum dhe lojtarët si Groner dhe Edmundson janë të lirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat