Klubi i Juventusit ka marrë një goditje të rëndë

Futboll

Klubi i Juventusit ka marrë një goditje të rëndë

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 11:13
Zhan-Kler Todibo

Klubi i Juventusit ka marrë një goditje të rëndë sot në tentativën për të përforcuar radhët e tij. Bardhezinjtë ishin vënë prej muajsh në ndjekje të mbrojtësit Zhan-Kler Todibo dhe dukej se palët po shkonin drejt një marrëveshje.

Megjithatë, klubi i Nicës ka refuzuar ofertën që i bëri Juventusi, për huazimin me të drejtë blerje në fund të sezonit, teksa ka pranuar atë të Uest Hem. Anglezët, të cilët nuk kanë vështirësi financiare, kanë ofertuar 40 milionë euro për mbrojtësin dhe kjo shifër është pranuar menjëherë nga francezët.

Në orët e ardhshme, mbrojtësi pritet të udhëtojë drejt Anglisë për të kryer vizitat mjekësore dhe për t’u prezantuar te klubi anglez.

Kësisoj, Xhuntoli humb një tjetër objektiv të rëndësishëm të merkatos që i kishte kërkuar Tiago Mota e tashmë duhet të ngutet që të mbyllë sa më parë pozitivisht transferimin e Kopmainers e Niko Gonzalez për të kënaqur trajnerin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat