Brdariç besnik ndaj Balajt

Futboll

Brdariç besnik ndaj Balajt

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 21:44
Thomas Brdariç

Supersfida e javës së katërt të Superiores, ajo mes Vllaznisë dhe Egnatias është mbyllur me fitoren e shkodranëve. Ndeshja e zhvilluar në “Loro Boriçi”, përfundoi 3-1 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric.

“Jam krenar për këtë ndeshje përballë një ekipi si Egnatia. E kemi përballuar këtë ndeshje taktikisht dhe mentalisht, ishte gjithçka në maksimum sot. Kemi bërë një performancë mjaft të mirë. Kemi sakrifikuar shumë ndeshjen e kaluar dhe lamë pikë, nuk na pëlqen që të humbim normal. Në mendje momentalisht kam lojtarët si Qato që bëri një ndeshje mjaft të mirë.

Ishte një performancë shumë e mirë nga ne. Në detaje duhet analizuar ndeshjen, për të parë se çfarë duhet të bënim më mirë. Ishim në shtëpinë tonë para tifozëve, jam shumë i gëzuar.

 Sulmues që mund t’i zërë vendin Balajt? Kemi vendosur të gjithë bashkë për skuadrën. Jam i lumtur me lojtarët që kam dhe shpresoj që secili prej lojtarëve të jetë mirë. Shpresoj që të kemi një balancë të mirë në ekip në ndeshjet e ardhshme”, tha trajneri Brdariç..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat