Alphonso Davies lë me gisht në gojë Real Madridin

Futboll

Alphonso Davies lë me gisht në gojë Real Madridin

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 17:47
Alphonso Davies

Kanadezi Alphonso Davies ka qenë objektivi kryesor i Real Madridit për krahun e majtë të mbrojtjes.

Kontrata e tij aktuale te Bayern skadon në verën e ardhshme dhe ai mund të vendosë të transferohet me parametra zero në klubin e dëshiruar.

Sipas Marca, Los Blanos synon transferimin e yllit kanadez në verë, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Mbrojtësi i majtë i ka lënë madrilenët me gisht në gojë, sepse ka vendosur të vijojë kontratën me Bayern, ku do të përfitojë një rritje page.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat