Risi nga Franca

Futboll

Risi nga Franca

Më: 7 mars 2025 Në ora: 14:29
Pamje

Risi nga Franca, sfida PSG-Marseille do të shfaqet në kinema!

Një lajm interesant vjen nga Franca. Për të gjithë tifozët që nuk kanë mundësi të jenë të pranishëm në stadium, vjen një alternativë për të ndjekur një nga ndeshjet më të rëndësishme të futbollit francez.

Sfida PSG-Marseille, klasikja e Ligue 1, do të transmetohet në kinema në Francë.

Ndeshja mes skuadrës së Luis Enriques dhe skuadrës së Roberto De Zerbit është planifikuar të luhet më 16 mars.

Klasikja do të transmetohet në 6 kinema dhe një biletë për këtë shfaqje do të kushtojë 20 euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat