Lojtari më i shpejt në botë? Lojtari i Santa Claras kap shpejtësinë e 40.3 km/h

Futboll

Lojtari më i shpejt në botë? Lojtari i Santa Claras kap shpejtësinë e 40.3 km/h

Më: 20 maj 2025 Në ora: 19:00
Silva

Lojtari i Santa Clara në elitën e futbollit portugez ka lënë mbresa të mëdha me shpejtësinë e arritur në fushën e lojës.

Gabriel Silva arriti shpejtësinë prej 40.3 kilometra në orë.

Sipas “GPS Data”, Silva tashmë llogaritet si lojtari më i shpejt në botë.

Gabriel Silva është pjesë e Santa Claras që nga viti 2023, kur i ishte bashkuar nga Palmerias për 1.5 milionë euro.

Këtë sezon garash, Gabriel ka gjashtë gola të shënuar e tre të asistuar në Liga Portugal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat