Pa Alimin kundër Kazakistanit!

Futboll

Pa Alimin kundër Kazakistanit!

Nga: K.G. Më: 7 qershor 2025 Në ora: 14:14
Isnik Alimi

Selektori i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski, ka bërë të ditur në konferencën për shtyp, se nuk do t'i ketë më vete Bojan Dimoskin dhe Isnik Alimin për ndeshjen e dytë të këtij cikli të qershorit në Grupin J për kualifikimin në Kupën e Botës.

Të hënën do të luajnë me Kazakistanin në Astana dhe për shkak të lëndimit këta të dy lojtarë nuk do të udhëtojnë.

Megjithatë, edhe pa Alimin dhe Dimoskin, kjo përzgjedhje e Maqedonisë mund të arrijë fitore.

Futbollistët nesër pasdite nisen për në Kazakistan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat