Shqiptarët e Kosovës shkaktojnë 'tërmet' në Armeni

Futboll

Shqiptarët e Kosovës shkaktojnë 'tërmet' në Armeni

Më: 14 gusht 2025 Në ora: 20:12
Pamje nga ndeshja

Sparta Praga ka arritur të kaloj me sukses në play-offin e Conference League.

Skuadra çeke e eliminoi Ararat Armenia, me rezultat të përgjithshëm, 6:2.

Në ndeshjen e sotme, Sparta shënoi fitore me rezultat 2:1 në Yerevan të Armenisë, ku golat u shënuan nga dy futbollistët e Kosovës, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi.

”Lewandowski” i Kosovës shënoi golin e parë në minutën e 23-të, ndërsa Ermal Kransiqi në 90+2.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat