FSHF reagon për Ylber Ramadanin

Futboll

FSHF reagon për Ylber Ramadanin

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 12:24
Mesfushori Ylber Ramadani

Mesfushori Ylber Ramadani do të mungojë në dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë!

Kjo do të jetë mungesë e madhe për kombëtaren shqiptare,

"Mesfushori Ylber Ramdani do të mungojë në dy ndeshje e Kombëtares të shtatorit, miqësores me Gjibraltarin më 4 shtator dhe ndeshjes së kualifikueseve të Botërorit 2026 ndaj Letonisë në Tiranë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti ka pasur një infeksion të përsëritur të laringut, i cili kërkon pushim për disa ditë dhe terapi me antibiotikë dhe për këtë arsye ai nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet thirrjes së Kombëtares:, njofton FSHF.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat