​Interi synon Akanjin, mbrojtësi ka dhënë “po”-në e tij

Futboll

​Interi synon Akanjin, mbrojtësi ka dhënë “po”-në e tij

Më: 1 shtator 2025 Në ora: 15:04
Akanji

Interi po shton presionin për transferimin e Manuel Akanjit nga Manchester City. Mbrojtësi zviceran ka pranuar kalimin te “Nerazzurrët”, ndërsa klubi italian tashmë ka bërë një ofertë për huazim.

E ardhmja e Benjamin Pavard mbetet e paqartë, pasi Marseille ka shfaqur interes për të, por Interi nuk pranoi ta lëshojë në huazim.

Megjithatë, një shitje e mundshme e francezit do t’i hapte rrugë ardhjes së Akanjit si zëvendësues.

Akanji më herët ka refuzuar Milanin, pavarësisht marrëveshjes së klubit me Cityn, duke preferuar një ekip që luan në Ligën e Kampionëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat