Tirana kërkon ringritjen

Futboll

Tirana kërkon ringritjen

Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 11:04
Tirana - Bylis

Humbja e thellë ndaj Elbasanit i kushtoi pankinën te Tirana Roberto Bordin. Kryeqytetasit kanë një trajnerit të ri, fjala është për Ardian Nuhiu.

Ai do kërkojë të “debutojë” me fitoren ndaj Bylisit, kundërshtarit të radhës. Ndeshja është e planifikuar në datën 3 nëntor, ora 14:00.

Bilanci i skuadrës së Mirel Jososës nuk është aspak pozitiv në trnasfertë, 2 barazime dhe 2 humbje këtë sezon, shto golavarazhin 4:6.

Kjo e dhënë mund të jetë faktori i duhur që ekipi bardheblu të shfrytëzojë të hënën për të marrë 3 pikët dhe larguar “zonës së ftohtë”..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat