Chelsea sytë nga e ardhmja

Futboll

Chelsea sytë nga e ardhmja

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 13:41
Muhammad Zongo

Chelsea po e mbushë skuadrën me talente të shumtë.

Kështu veproi dhe tani, ku ka arritur marrëveshje me talentin nga Burkina Faso, Muhammad Zongo.

“Blutë” e Londrës kishin ndjekur 16-vjeçarin që nga Botërori i U-17shave në të cilin Zongo ishte një nga lojtarët kryesorë.

Ai fillimisht do të dërgohet te Strasbourgu dhe më pas do të bëjë lëvizjen te Chelsea.

Me Burkina Fason, Zongo kishte shkuar deri në çerek-finale, ku në rrugëtimin e tyre eliminuan dhe një gjigand siç është Gjermania.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat