Musta përplaset me gjyqtarin dhe del me karton të kuq,

Futboll

Musta përplaset me gjyqtarin dhe del me karton të kuq,

Më: 10 janar 2026 Në ora: 18:32
Emiljano Musta

Emiljano Musta është përplasur me gjyqtarin Andi Koçi, ndërsa Elbasani po maste forcat me Flamurtarin.

Ndeshja e vlefshme për Kupën e Shqipërisë pa kapitenin e Elbasanit, që të largohej me karton të kuq në minutën e 105-të.

Musta kishte shkaktuar penallti vetëm pak më parë, ndërsa Lorenc Trashi e humbi te Flamurtari.

Pas atij episodi ndodhi edhe përplasja me Koçin, teksa ky i fundit i tregoi menjëherë kartonin e kuq.

Lojtari i Elbasanit iu drejtua zyrtarëve të FSHF-së duke pretenduar se është ofenduar nga gjyqtari Koçi.

Një episod i paprecedentë për ditën e sotme ku u luajtën ndeshjet e vlefshme për fazën 1/8 në Kupën e Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat