Llapi zyrtarizon transferimin e 20-vjeçarit, Ibrisaagiq

Futboll

Llapi zyrtarizon transferimin e 20-vjeçarit, Ibrisaagiq

Më: 27 janar 2026 Në ora: 11:03
Haris Ibrisaagiq

KF Llapi ka zyrtarizuar një tjetër përforcim në repartin defensiv, duke arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin 20-vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina, Haris Ibrisaagiq.

Mbrojtësi i ri ka nënshkruar kontratë me klubin llapjan me kohëzgjatje prej 3 vite e gjysmë, duke u bërë pjesë e projektit afatgjatë të KF Llapit, që synon ndërtimin e një skuadre konkurruese me lojtarë të rinj dhe perspektivë.

Ibrisaagić vjen si produkt i akademive të njohura boshnjake, Zhelezniçarit nga Sarajeva dhe Sarajeva, dy klube me traditë në zhvillimin e talenteve.

Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë pjesë edhe e FC Cosmoc dhe FC Bishkek City, nga ku edhe realizohet transferimi drejt skuadrës së Superligës së Kosovës.

Qendërmbrojtësi tashmë i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore që po zhvillohet në Turqi dhe prej disa ditësh po stërvitet rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat