Flick flet për të ardhmen e Lewas

Futboll

Flick flet për të ardhmen e Lewas

Më: 10 prill 2026 Në ora: 14:42
Flick e Lewandowski

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka qenë së fundi në konferencë për shtyp.

Para derbit lokal ndaj Espanyolit, Flick foli rreth situatave në klub.

Ai u pyet edhe për të ardhmen e Robert Lewandowskit, i cili nuk ka vazhduar ende kontratën e tij.

“Nuk është koha për të folur për këtë.

Kemi një objektiv të shkëlqyer dhe të gjithë lojtarët duhet të përqendrohen në këtë dhe të japin versionin tonë më të mirë, nuk është koha për të folur për këtë”, u shpreh Flick.

Barcelona, pret nesër rivalin e tyre Espanyolin, në “Camp Nou” nesër në orën 18:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat