Reece James kritikohet nga tifozët

Futboll

Reece James kritikohet nga tifozët

Më: 5 maj 2026 Në ora: 13:11
Reece James

Skuadra e Chelseat ka pësuar humbje ndaj Nottinghamit me rezultatin 1:3, duke shuar shpresat për të luajtur në Champions League sezonin e ri 2026/27.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale të Reece James, kanë bërë që tifozët të reagojnë dhe të fyejnë kapitenin e tyre.

Mbrojtësi ishte në stol duke buzëqeshur, derisa Chelsea po humbiste 0:3.

Kjo pamje nuk duket aspak mirë, sidomos duke e ditur faktin që James është kapiten i parë i Bluve të Londrës.

Për të bërë një krahasim, ata kanë zgjedhur edhe reagimin e Thiago Silvas, lojtarit të Portos – i cili dje ishte në tribuna duke shikuar ish-skuadrën e tij.

Silva shihej shumë i tensionuar dhe nervoz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat