Messi: Kjo kombëtare është favoritja më e madhe për Botërorin

Futboll

Messi: Kjo kombëtare është favoritja më e madhe për Botërorin

Më: 10 maj 2026 Në ora: 12:55
Lionel Messi

Lionel Messi po përgatitet për atë që mund të jetë Botërori i fundit i karrierës së tij.

Edhe pse pranoi se do të bëjnë gjithçka për kupën, ai thotë se edhe ajo mund të mos mjaftojë.

Për lojtarin e Inter Miami, situata dhe konteksti nuk janë plotësisht të favorshëm për Argjentinën.

Sipas 10, skuadra e tij fillon mes atyre që do të ndajnë fitoren, por jo në të njëjtat kushte.

“Përpara nesh ka favoritë të tjerë që mbërrijnë më mirë në nivelin e kombëtares” – tha Leo.

“Kjo Argjentinë gjithmonë do të konkurrojë dhe do të japë maksimumin e saj siç ka bërë që kur ky grup ka qenë së bashku,” shtoi ai.

Dhe më pas renditur pretendentët. “Franca është sërish shumë e mirë, ka shumë lojtarë të nivelit të lartë”, shpjegon argjentinasi, i cili sheh te francezët një ekip të madh.

Nga ana tjetër, tetë herë fituesi i Topit të Artë nxjerr në pah edhe futbollin spanjoll së bashku me rivalin e tij të përjetshëm të kombëtares! “Spanja, Brazili, të cilat edhe pse nuk kanë qenë në më të mirën e tyre për një kohë, është gjithmonë janë një kandidat dhe kanë lojtarët për të luftuar në të gjitha kompeticionet zyrtare”.

Dhe më pas. Portugalia e Kristianos, Gjermania e Virtz ose Anglia e Belingam. u kujton të tjerëve ylli argjentinas.

“Pastaj themi pak të njëjtat gjëra. Gjermania, Anglia, fuqitë e mëdha,

Portugalia ka gjithashtu një ekip shumë konkurrues dhe të mirë”, tha Leo Messi në mënyrë analitike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat