De Ligt jep lajmin e hidhur

Futboll

De Ligt jep lajmin e hidhur

Më: 15 maj 2026 Në ora: 17:03
Matthijs de Ligt

Matthijs de Ligt i është nënshtruar sot një operacioni në shpinë.

Mbrojtësi holandez ka njoftuar se ai është i zhgënjyer pasi nuk do të mund të luaj në Kupën e Botës..

De Ligt ka disa muaj që nuk ka luajtur me Manchester United dhe ka thënë se operacioni ishte zgjedhja e vetme për të kaluar këtë lëndim.

“Pas 6 muajsh trajtimi dhe punës së madhe për t’u rikthyer, operacioni ishte e vetmja mundësi e mbetur. Jam i zhgënjyer që nuk munda ta ndihmoja ekipin 6 muajt e fundit dhe padyshim që humba Kupën e Botës, por mezi pres të bëj gjithçka për t’u rikthyer para tifozëve dhe për t’u ndjerë përsëri më mirë!”, ka shkruar De Ligt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat