Bordi i Real Madridit vendos për kandidaturën e Florentino Perez

Futboll

Bordi i Real Madridit vendos për kandidaturën e Florentino Perez

Më: 23 maj 2026 Në ora: 12:47
Perez

Bordi i Real Madridit ka miratuar kandidaturën e Florentino Perezit, për preisdent të klubit.

Perez ka shfaqur kandidaturën për mandatin e tij të tetë, apo i gjashti radhazi që nga viti 2009.

Ai javë më parë shpalli zgjedhje për presidnet të Real Madridit, edhe pse morri mandatin një vit më parë, derisa bëri thirrje edhe personave tjerë të kandidojnë, pasi deri më tani nuk kishte kundërkandidatë.

Real Madrid njoftoi këtë të shtunë se kandidatura e kryesuar nga Florentino Pérez është miratuar në një vendim të marrë unanimisht nga Bordi Zgjedhor.

”Në orën 12:30 të ditës së premte, më 22 maj, Z. Eduardo Fernández de Blas, duke përfaqësuar kandidaturën presidenciale të anëtarit numër 1,484, Z. Florentino Pérez Rodríguez, u paraqit para këtij Bordi Zgjedhor dhe dorëzoi dokumentacionin e kandidimit.

Nuk kërkohet garanci bankare pasi kandidati i lartpërmendur nuk është i detyruar ta bëjë këtë sipas dispozitave të nenit 40.C.5 të Statutit Social të Real Madrid CF.

Pasi shqyrtoi në detaje kandidaturën e paraqitur brenda afatit dhe duke konstatuar se ajo i plotëson të gjitha kërkesat e përcaktuara në rregulloret zgjedhore aktuale dhe dispozitat e tjera ligjore në fuqi, ky Bord Zgjedhor miraton unanimisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat