Refuzon dy klubet e njohura

Futboll

Refuzon dy klubet e njohura

Më: 26 maj 2026 Në ora: 21:41
Leao

Komenti i Garry Cardinale i cili u shpreh se Rafael Leao nuk është më pjesë e projektit të kuqezinjve, e ka acaruar së tepërmi anësorin portugez, i cili mesa duket ka vendosur të ndajë rrugët njëherë e mirë me Milanin, këtë verë, sipas asaj që bën të ditur Milanneës.

Sipas raportimit në fjalë, Fenerbahce dhe Galatasara janë dy klubet e para që kanë shprehur zyrtarisht interes për Leao-n. Kampionët e Turqisë i kanë ofruar portugezit një rrogë prej 10 milionë eurosh në sezon.

Megjithatë, Leao i ka refuzuar të dy klubet turke, pasi ka plane të tjera për veten.

Sulmuesi ka vendosur të largohet nga Milan, por për momentin është i fokusuar te Kupa e Botës.

Pas Botërorit, do të vendosë për destinacionin e tij të ri. Leao është nën kontratë deri në vitin 2028 me Milanin

. Vlera e vendosur nga kuqezinjtë për largimin e tij është rreth 50 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat