Vjen zyrtarizimi për Egnatian në Europë

Futboll

Vjen zyrtarizimi për Egnatian në Europë

Më: 30 korrik 2026 Në ora: 15:22
Egnatia

Ndodh për herë të parë që Egnatia të luajë në Ligën e Europës dhe në një tur të tretë.

Rrogozhinasit do të përballen me Shamrok Rovers.

Axhenda për të dyja përballjet është zyrtarizuar. Kampionët do të përballen fillimisht në Irlandë, më 6 gusht prej orës 19:00.

Sfida e kthimit është rezervuar në stadiumin “Arena Egnatia”. Më 13 gusht do të vuloset çështja e kualifikimit, ndërsa ndeshja nis në orën 19:00.

Kualifikimi siguron minimalisht grupet e Ligës së Konferencës. Ëndrra për të cilën Egnatian punon prej tre vitesh radhazi që shpallet kampion, do të bëhej realitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat