Ernest Muçi vazhdon të spikasë te Trabzonspori.
Sot asistoi në miqësoren ndaj Goztepe, ndërsa rezultati u ngushtua 2 me 1 ndaj këtyre të fundit.
Ishte minuta e 53-të, kur Muçi me lëvizjen e tij u shkëput në krahun e majtë.
Më pas edhe asistimi për Mimarollu ishte fantastik, ndërsa ky i fundit shtyu topin në rrjetë.
Ky asist vjen për Muçin pas supergolit, që i dha fitoren Trabzonit në miqësoren me Udinezen.
Tashmë ylli i Kombëtares mban numrin 7 në fanellë, ndërsa mbetet kryefjalë në fushë.