Maqedonia e Veriut mbrëmë humbi 0:2 ndaj Skocisë, në ndeshjen e xhiros së tretë të sezonit të ri të Ligës së Kombeve, në Ligën B.
Maqedonia e Veriut përsëri zhvilloi një ndeshje të dobët, pa regjistruar asnjë goditje në portën e kundërshtarit, ndërsa Skocia ishte dukshëm më e mirë gjatë gjithë ndeshjes.
Kapiteni i Skocisë, Andy Robertson, zhvilloi ndeshjen e tij të 100-të për kombëtaren skoceze.
Pas kësaj ndeshjeje jubilare, ai tha se kjo arritje ka një rëndësi shumë të madhe për të, por edhe se i vjen pak keq për bashkëshorten, pasi ka qenë 100 herë larg shtëpisë për shkak të angazhimeve me kombëtaren.
“Kjo do të thotë gjithçka në botë për mua dhe gjithashtu do të thotë gjithçka në botë për familjen time.
Por kjo gjithashtu do të thotë se kam qenë 100 herë larg shtëpisë. Më vjen pak keq për bashkëshorten”, deklaroi Robertson.