Egnatia do të rikthehet këtë të enjte në fushë për ndeshjen e tretë në Conference League, atë përballë Universitatea Craiova. Sfida e cila do të luhet në stadiumin “Ion Oblemenco” do të nisë prej orës 21:00.
Kampionët janë njohur dhe me arbitrat që ka caktuar UEFA për këtë duel që mbart një rëndësi të lartë për vazhdimësinë dhe nevojën e madhe për pikë. Në fushë do të vendosin drejtësi skocezët.
Donald Robertson është vendosur kryesor, ndërsa do të ndihmohet nga Ross Macleod dhe Calum Spence. Arbitër i katërt do të jetë Colin Steven, ndërsa në sistemin VAR, këtë sektor do ta mbulojë Steven McLean, së bashku me atë në aVAR, Duncan Williams.
Deri më tani, Egnatia ka grumbulluar vetëm 2 pikë në barazimet me Midtjylland dhe Aarhus, rezultate pozitive për skuadrën e Nevil Dedes që prezantohet për herë të parë në kompeticionin e tretë më të rëndësishëm evropian.
Sa i përket të ardhurave, kampionët e Superiores janë pasuruar ndjeshëm dhe shifrat mund të thellohen nëse kjo ecuri mban të njëjtin ritëm, madje edhe më mirë se kaq.