Prishtina ka importuar tri pikë të rëndësishme në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, duke e mposhtur
Vushtrrinë me rezultat 2:1, në kuadër të javës së 13-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Rin Ahmeti ishte autor i golit të parë, të cilin e realizoi në minutën e 28-të. Ai shënoi një gol të bukur nga rreth 16 metra, duke e dërguar topin në këndin e djathtë të portës.
Në minutën e 49-të, Assane Diatta dyfishoi epërsinë e Prishtinës në 0:2.
Megjithatë, në minutën e 79-të, një pakujdesi në mbrojtjen e Prishtinës u shfrytëzua nga Urim Statovci, i cili shënoi dhe ngushtoi rezultatin në 2:1.
Prishtina vazhdon të kryesojë tabelën me 32 pikë, ndërsa Vushtrria mbetet në fund të renditjes, në vendin e dhjetë, me vetëm tri pikë.