Republika e Irlandës do të përballet sonte me Kosovën.
“Irlanda nuk ka të drejtë të jetë pasive, fitorja ndaj Kosovës është e domosdoshme.
Fitorja është detyrim për vendasit, nëse dëshirojnë ta sigurojnë pozitën e dytë në grupin e tyre të Ligës së Kombeve, shkruan media irlandeze “Rte”.
Një ditë para humbjes së Irlandës në Austri, përzgjedhësi Heimir Hallgrimsson kishte bërë të qartë se sa e rëndësishme ishte përballja me Kosovën në dy ndeshjet e fundit të grupit.
“Ndeshja kundër Kosovës është ndoshta më e rëndësishme për ne, nëse i shikojmë gjërat në tërësi”, kishte deklaruar trajneri irlandez të premten e kaluar.
“Pas humbjes së papritur në Prishtinë në muajin shtator, ku Kosova kishte fituar edhe avantazhin në përballjet e drejtpërdrejta, ndeshja e së martës, më 17 nëntor, në stadiumin “Aviva”, ishte paralajmëruar si vendimtare.
Megjithatë, tani përparësia në ndeshjet direkte nuk është më çështja kryesore, pasi Kosova ka një pikë më shumë se Irlanda.
“Në Ligën e Kombeve, vendi i dytë siguron një ndeshje të plejofit në muajin mars, përmes së cilës ekziston mundësia e promovimit në Ligën A për herë të parë.
Por rëndësi të veçantë ka edhe data 6 dhjetor, kur do të hidhet shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2028" - shkruan media irlandeze.
Trajneri Hallgrimsson ka theksuar disa herë se synimi është që Irlanda të jetë në vazon e dytë gjatë shortit kualifikues.