Rey Manaj është 4 gola larg të qënit golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares.
Sulmuesi i Shqipërisë ndodhet momentalisht në kuotën e 15 të tillëve, ndërsa podiumin e mban Erjon Bogdani, rekord ky që nuk është thyer prej vitesh nga lojtarët që i janë afruar.
Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në profilin e saj, duke ndarë një grafik me renditjen e top 5 lojtarëve që kanë më së shumti gola me fanellën kuqezi.
Dukshëm, Manaj i ka të gjitha mundësitë, jo vetëm për ta barazuar, por edhe për ta kaluar, nëse mban këtë ritëm.
Me emërimin e Maran, sulmuesi është treguar “vrastar” para portës duke i garantuar vetes një vend të sigurt, me meritë, në formacionin e italianit. Kjo u shpërblye edhe në ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, ku shënoi një nga dy golat e fitoreve me vlerën e 6 pikëve.