Lirie Muhaxheri është kërcënim për Faruk Shalën!

Hendboll

Lirie Muhaxheri është kërcënim për Faruk Shalën!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 18:43
KHF Kastrioti, kadetet

Garë interesante po zhvillohet edhe në Superligën e Kosovës – kadetet (femrat)! 

Katër skuadra janë me pikë të përafërta me njëra - tjetrën! Istogu kryeson me 17 pikë apo me 8 fitore e 1 barazim, pasojnë Kastrioti me 16 pikë (8 fitore e 1 humbje), Samadrexha 15 (7 fitore, 1 barazim e 1 humbje), Prishtina me 14 pikë (7 fitore e 2 humbje) etj. 

Istogu dhe Kastrioti luftojnë fyt për fyti për vendin e parë. 

Image

Tabela

Për Faruk Shalën, që është njëshi i klubit si të senioret si të kadetet, kërcënim më serioz është dhe me gjasë do të mbetet Lirie Muhaxheri, trajnere e Kastriotit të Ferizajt.

Bukuria e kësaj lige është rivaliteti mes katër skuadrave të para, ndërsa Istogu ndjen presionin e ferizajasve.

Lirie Muhaxheri ka një përparësi në pjesën pranverore, sepse luan si vendas dhe pretendon ta marrin vendin e parë, sikurse edhe Istogu që ka këtë synim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat