Istogu me 11 fitore, fillon përgatitjet me 15 janar

Hendboll

Istogu me 11 fitore, fillon përgatitjet me 15 janar

Nga: K.G. Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 12:23
Istogu me 11 fitore, fillon përgatitjet me 15 janar

Klubi i hendbollit Istogu, kampioni vjeshtor, shkon në pushim për rreth tri javë. Istogu ka realizuar 11 fitore në vjeshtë, duke treguar fuqinë e një ekipit të paprekshëm për rivalet tjera. 

“Istogu nga 20 dhjetori deri me 15 janar në pushim dimëror.

Kjo ka qenë sezon vjeshtore me e suksesshme deri me tani për skuadrën e Istogut, nga gjithsej 11 ndeshje kemi fituar të gjitha me rezultat bindës, duke u shpallur kampion vjeshtor, poashtu jemi kualifikuar në 1/8 e finales së kupës të Kosovës, nga gjithsej tri ndeshje në kupat Evropiane Istogu ka fituar tre nga to që është sukses i jashtëzakonshem.

Skuadra e se ardhmes së KHF Istogut (kadetet U17) gjithashtu është shpallur kampione vjeshtore pa humbje, më dhjetë fitore dhe një barazim.

Andaj hendbollistet tona dhe trajnerët do të jenë në pushim të merituar deri me datën 15 janar ku fillojnë përgatitjet për sezonin pranverore.

Bordi udhëheqës i KHF Istogut falënderon hendbollistet dhe trajnerët për kontributin e dhënë duke ju dëshiruar pushime të këndshme dhe urime festat e fundvitit!

Veçanërisht falënderojmë ata që bën të mundur që skuadra jonë të funksionoj normalisht, pa të cilët nuk do të mund të ishim këtu ku jemi tani dhe ti kemi këto rezultate, pra sponzorët-donatorët tonë, duke ju qenë shumë mirënjohës që ishin pranë nesh gjatë kësaj sezone, ju faleminderit!

Falënderojmë komunën e Istogut, MKRS-në- FHK-në, mediat, qytetaret Istogas dhe me gjerë, për përkrahje dhe bashkëpunim duke shpresuar në bashkëpunim të mirëfilltë edhe në vitin që po vjen”, shkruan në faqen e Istogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat