Kosova e fuqishme, shemb Rumaninë në Bukuresht 

Hendboll

Kosova e fuqishme, shemb Rumaninë në Bukuresht 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 mars 2021 Në ora: 18:33
Kosova

Djelmoshat e Kombëtares së Kosovës, treguan lojë të madhe dhe shënojnë fitore midis Bukureshtit me rezultat 30:25 (16:12) ndaj Rumanisë, në kuadër të xhiros së katërt të grupit 8 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2022. Kosova shemb Rumaninë!

Selektori i ri, Bujar Qerimi, ish hendbollist i Gjeneratës së artë, të viteve të 70-ta dhe të 80-ta, për pak ditë ka bërë një taktikë të frikshme për rivalët dhe po dëshmohet me rezultate, dy ndeshje një fitore dhe një barazim, nuk ka ku shkon më mirë! 

Fillimisht rumunëz diktuan ritmin e lojës dhe avancuan me 3:0, pastaj barazohen shifrat 5:5, sërish vendasit në epërsi me 10:8.
Kosova luan me zemër të madhe, barazon rezultatin 10:10, kalon në epërsi me 10:11 dhe e thellon atë në 12:16 në minutën e 30-të. 

Pjesën e dytë e fillojnë për mrekulli, avancojnë me pesë gola (12:17), 16:21, ngushtohet në 22:23 në minutën e 49-të, por djelmoshat sërish ngritin atë në tre gola (24:27) në minutën e 55-të.

Kosova ka shënuar fitore me 5 gola dallim (30:25) ndaj rumunëve.

Lojë brilante e djemve tanë, secili dha maksimumin dhe secili ka meritën e vet për këtë fitore të madhe, aq më shumë Bujar Qerimi, që vërtet me taktikën e lojës së tij tronditin vendasit. Njeriu i gjeneratës së artë Bujar Qerimi, me rezultate të arta.

Suedia kryeson me 6 pikë, ndërsa Kosova tani renditet në vend të dytë me 3 pikë apo ka një fitore, një barazime e 2 humbje, duke lënë pas Rumaninë me 3 pikë, pasi që rezultatin e ndërsjellë e ka më të mirë kombëtarja jonë. Kjo fitore Kosovës ia shton gjasat reale për vend të dytë dhe për të kërkuar kualifikimin më tej.  

Lojë për notë dhjetë. Fitorja e parë kundër një rivalit të fortë, gëzimi i parë për selektorin Qerimi, për Kosovën dhe komunitetin e hendbollit.

Rumania-Kosova 25:30 (12:16)
Palestra në Bukuresht.

Rumania: Grigoras 7, Dumitru 5, Bujor 4, Negru 3, Fenici 2, Fotache 2, Dedu 1, Buzle 1, Botea, Ghita, Popescu, Racotea, Sadoveac, Scog, Stanescu dhe Thalmaier.

Kosova: Kastriot Jupa 8, Valon Dedaj 7, Drenit Tahursylaj 4, Egzon Gjuka 4, Deniz Terziqi 3, Luigj Quni 1, Drilon Tahirukaj 1, Lulzim Shabani 1, Bujar Ramosaj 1, Festim Mustafa, Haris Berisha, Leonard Gegaj, Rron Ramadani, Liridon Zena dhe Armend Alaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat