Lufta mes Ferizajt dhe Kastriotit për play-off! Cila do të dështojë?

Hendboll

Lufta mes Ferizajt dhe Kastriotit për play-off! Cila do të dështojë?

Nga: Kemajl Goca Më: 6 prill 2021 Në ora: 18:07
Lufta mes Ferizajt dhe Kastriotit për play-off! Cila do të dështojë?

Tri ndeshje deri në fund të pjesës së rregullt të Kampionatit të Kosovës në hendboll (femrat).

Gjithçka dihet sa i përket tri skuadrave të para, mbetet të përcaktohet edhe pozita e katërt, ku do të vendoset mes dy skuadrave të qytetit të Ferizajt, kampiones në fuqi Ferizajt dhe Kastriotit, shtatë herë kampion i pasluftës.

Cila prej këtyre dy skuadrave arrin në pozitën e katërt, është sukses i madh dhe cila mbetet jashtë katërshes padyshim se është dështim shumë i madh apo që iu shkon huq kampionati!

Ferizaj apo Kastrioti, cili do të jetë në vend të katërt, do ta ketë edhe krenarinë e qytetit! 

Kastrioti janë në panik, sepse e dijnë se vetëm me tri fitore rresht shkojnë në vend të katërt, me kusht që Istogu të luan korrekt e pa dallavere, në fund të mund Ferizajn.

KHF Ferizaj shpreson se Kastrioti do të ndalet në Gjakovë dhe do të shuhet ëndrra e tyre për vend të katërt. 

Istogu zotohet se do të futet në histori, që ta përfundojë kampionatin me 22 fitore, plus me fitore në play-off dhe që të merr epitetin e skuadrës që në 22 vitet e vitet pa asnjë barazim e humbje e përfunduan edicionin 2020-2021!  Ferizaj renditet në vend të katërt me 27 pikë dhe Kastrioti është i pesti me 25 sosh pas 19 jave.  

Java e 20-të
Ferizaj-Vëllaznimi
Shqiponja-Kastrioti 

Java 21-të
KEK-u-Kastrioti
Vjosa-Ferizaj

Java 22-të
Kastrioti-Jusuf Gërvalla 
Ferizaj-Istogu
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat