Edhe një debakël për Kosovën, e pabesueshme nga kush

Hendboll

Edhe një debakël për Kosovën, e pabesueshme nga kush

Nga: Kemajl Goca Më: 11 korrik 2021 Në ora: 19:27
Edhe një debakël për Kosovën, e pabesueshme nga kush

Çfarë nuk po shkon? Çfarë po ngjan me Kombëtaren e Kosovës U-19 (femrat)? A është kjo normale?

Kosova mposhtet me rezultat 34:15 (17:2) nga Ishujt Faroe, në kuadër të grupit 2 kualifikueseve për Kampionatin Evropian U-19, që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut. 

Edhe një debakël për vashat tona! Hendbollistet tona dëshpëruan ndaj një kombëtare të një shtetit që nuk njihet për hendboll cilësor!

Çmenduri është 30 minutëshi i parë, kur vashat tona nuk shënuan më shumë se 2 gola apo mesatarja nga një gol në çdo 15 minuta, një rekord i zi. 

Pjesa e dytë pak më e gjallë, por në asnjë mënyrë që të shmangin debaklin! 

Askush nuk e ka të qartë pse aq dobët, kur kihet parasysh se hendbollistet tona ishin në përgatitje të përbashkëta dhjetëditore dhe i kishin të gjitha kushtet e siguruara nga Federata e Hendbollit të Kosovës, vetëm edhe qumështi i zogut iu mungonte. 

Kjo humbje është e pakuptimtë, aq më tepër nga Ishuj Faroe. 

Kush është fajtori për këto rezultate të tmerrshme, dje humbëm me 39 gola diferencë (53:14) nga Holanda, ndërsa sot me 19 gola (15:34) nga Ishujt Faroe.  

Urgjentisht personat kompetentë duhet të mblidhen e të analizojnë këtë katastrofë që po ndodhë me hendbollin femëror. Të gjendet edhe fajtori i kësaj humbje! Kosova është me traditë, gati 7 dekada, ndërsa këto rezultate janë për çdo kritikë dhe një goditje rëndë për sportin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat