KH “Alkaloid” firmos me 2 talente të reja

Hendboll

KH “Alkaloid” firmos me 2 talente të reja

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 17:17
KH “Alkaloid” firmos me 2 talente të reja

Klubi i Hendbollit “Alkaloid”, ka filluar me krijimin e ekipit, pasi që sot firmosi edhe me hendbollistët e parë, të rinj.

Anëtarët e rinj të skuadrës më të re në hendbollin vendor janë: Martin Serafimov dhe Igor Gjorgjiev, që të dy në moshën 21 vjeçare.

Skuadra e Alkaloidit është formuar për qëllim që të zhvillojë talentet e reja, në drejtim të krijimit të hendbollistëve të nivelit të lartë dhe me vlerë pozitive jetësore.

Skuadra e hendbollit të Alkaloidit, do të mundohet që të krijojë proces kualitativ dhe të avancuar stërvitor, me qëllim të zhvillimit të talenteve të reja dhe ngritjes së tyre si hendbollist cilësor, të cilët do të investojnë diturinë, eksperiencën dhe vlerat pozitive në hendbollin vendor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat