SaraçinI: Humbja e çdo hendbollisti është humbje për gjithë familjen tonë hendbollistike

Hendboll

SaraçinI: Humbja e çdo hendbollisti është humbje për gjithë familjen tonë hendbollistike

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 20:56
SaraçinI: Humbja e çdo hendbollisti është humbje për gjithë familjen tonë hendbollistike

Ish-hendbollisti vushtrrias, Valmir Meholli, ka vdekur të enjten pas një aksidenti. Vdekja e hershme e Mehollit ka tronditur klubin Vushtrria, por edhe gjithë komunitetin e hendbollit në Kosovë.

I ndjeri ka dhënë kontribut si lojtar te Vushtrria, ku do të mbahet mend gjithnjë.

Familjes Meholli dhe klubit Vushtrria, ngushëllime i ka shprehur presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini.

“Humbja e çdo hendbollisti është humbje për gjithë familjen tonë hendbollistike.

Në këtë moment të vështirë, bashkëndjejmë me familjen Meholli dhe shokët e skuadrës të të ndjerit”, ka shkruar presidenti Saraçini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat